Me dokumenta false drejt Anglisë, në pranga dy persona

10/02/2016 10:20

Dy persona janë arrestuar në Rinas pasi kanë tentuar të largohen drejt Anglisë me dokumente të falsifikuara.

Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se kanë rënë në pranga Saimir Çuni, 33 vjeç, nga Lezha, Bylbil Muja, 40 vjeç, nga Kukësi.

Ata janë paraqitur për të udhëtuar në kabinat e daljes Shqipëria, në aeroportin e Rinasit ku do të udhëtonin në drejtim të Francës, më pas në drejtim të Irlandës me destinacion final Anglinë.

Gjatë kontrollit në vijën e dytë secilit i’u gjet dhe sekuestrua kartë identiteti italiane , leje drejtimi italiane, tesera sanitare. Këto dokumenta pas ekzaminimit në Laboratorin e dokumentave në Rinas kanë rezultuar të falsifikuara. Njëri prej këtyre shtetasve ka deklaruar se këto dokumenta ia ka bërë një tjetër perso kundrejt shumës 2000 Euro.

Top Channel