PDK i kërkon presidentes së re të kthejë Ligjin për Specialen në Kuvend, Justina Shiroka Pula pritet të marrë vendimin Kabineti qeveritar në Kosovë ka marrë këtë të mërkurë një vendim jo të zakonshëm për mbledhjet e ekzekutivit, për të ndihmuar një paciente me mjete financiare për trajtimin e sëmundjes së kancerit.
“Zyra e kryeministrit, pasi e mori dhe e trajtoi, propozon që të aprovohet kërkesa për dhënien e ndihmës financiare për zonjën Shpresa Zyberaj, e cila është e sëmurë me kancer, një ndihmë në shumën prej 9700 eurosh”, tha Kujtim Shala, zv.kryeministër i Kosovës.
Top Channel ka mësuar se, zonja Zyberaj është bashkëshortja e heroit të luftës së UÇK-së, Mensur Zyberaj, i rënë në zonën e Pashtrikut më 28 maj të vitit 1999.
Djali i zonjës Zyberaj, i kontaktuar nga Top Channel, nuk ka dashur të komentojë për sëmundjen e së ëmës dhe ndihmën e qeverisë.
Ndërkohë, mësohet se pacientja po e merr në Turqi trajtimin kryesor mjekësor, ndërsa po u nënshtrohet edhe disa terapive në Tiranë.
Statistikat e fundit të plota tregojnë se, gjatë vitit 2014, në rang vendi në Kosovë janë regjistruar 2.989 raste të reja me kancer. Sipas të dhënave qeveritare, mbi 70% të shpenzimeve të trajtimit i mbulon shteti, por vitet e fundit janë shpeshtuar rastet, kur familjarët e të sëmurëve kërkojnë parà për mjekim me fushata nëpër rrugë, nëpërmjet operatorëve të telefonisë së lëvizshme dhe në rrjetet sociale.
Top Channel