Maqedonia nuk është e gatshme të ndërtojë kampe për strehimin e refugjatëve në periudhë të afatgjate. Ministri i Jashtëm maqedonas, Nikolla Popovski, tha se autoritetet vendore do të trajtojnë në mënyrë sa më njerëzore refugjatët, mirëpo siç u shpreh ai ‘Maqedonia nuk mund të shndërrohet në vend parkimi për emigrantët nga Lindja e Mesme’.

“Do të mundësojmë kushte humane për të gjithë ata që kërkojnë azil në Maqedoni, por në asnjë rast nuk do të lejojmë të shndërrohemi në kamp për refugjatët sepse asnjë emigrant nuk ka ardhur në Maqedoni me parashutë, por të gjithë kanë hyrë në territorin tonë nga një vend i BE-së”, deklaroi Popovski.

Pas takimit me kolegun e tij nga Çekia, Lubomir Zaoralek, ministri i Jashtëm maqedonas, kërkoi nga që të gjitha vendet e prekura nga kriza t’i përmbahen planit europian për menaxhimin e krizës së refugjatëve. Të njëjtin apel e përsëriti edhe diplomati çek.

“Dua ta them atë që e tha ministri Popovski që secili vend duhet të përmbushë detyrimet që i takojnë dhe nuk duhet të lejojmë që ndonjëri vend të viktimizohet, por duhet të thellojmë bashkëpunimin”, u shpreh Zaoralek.

Sa i përket idesë për krijimin e një lidhjeje hekurudhore për të transportuar refugjatët nga Maqedonia drejtpërdrejtë në Austri, Popovski tha se për një gjë të tillë nevojitet një pëlqim nga vendet e BE-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA