Qeveria miratoi ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, një strukturë që thuhet se do të hetojë korrupsionin në nivele të larta. Por veç korrupsionit, kjo strukturë parashikohet të hetojë edhe 8 vepra të tjera penale në nivele të larta.
Në to përfshihen ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, shpërdorimi detyrës, fshehja dhe deklarimi i rreme i pasurisë, korrupsioni në tendera, pastrimi parave, përfshi shitjen e informacioneve sekrete, si duket nisur nga zhvillimet e muajve te fundit, kur funksionarë të policisë, Prokurorise dhe shërbimeve sekrete kanë nxjerrë informacione që më pas kanë rezultuar si bashkëpunëtorë të elementeve kriminale.
9 fusha ku do të hetojë BKH:
1 – Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike
2 – Shpërdorimi detyrës
3 – Shpërdorimi i kontributeve të dhëna nga shteti
4 – Refuzimi për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave
5 – Shkelja e barazisë së pjesmarrësve në tender apo ankande publike
6 – Pastrimi produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale
7 – Tregtimi i sekretit shtetëror nga personi që i është besuar
8 – Zbulimi akteve ose të dhënave sekrete
9 – Dhënia e shpërblimeve dhe premtimeve
Top Channel