Shoqata e Ndërtuesve ka reaguar në lidhje me ndryshimet e propozuara në ligjin për pasuritë e paluajtshme duke kërkuar vendosjen e një afati 15 ditor për përmbylljen e regjistrimit të lejes së së ndërtimit në Hipotekë.
Shoqata deklaron se nuk mund të jetë dakord me pritjen pa afat deri në regjistrimin në Zyrat e Pasurive të Paluajtshme, e cila varet nga koha kur bashkia do të cojë dokumentacionin në hipotekë, duke bllokuar kështu zhvillimin e lejes.
“Kërkesa jonë është që të ketë një afat (mendojmë 15 ditor) dhe mbas tij të procedohet nga zhvilluesit. Është fakt që administrata publike punon shumë më ngadalë se ajo private, për të mos thënë se vonesat sjellin dhe premisa korupsioni”, thuhet në deklaratën e shoqatës së ndërtuesve.
Ndërtuesit thonë se nuk janë konsultuar para se ligji të dorëzohej në komisione dhe se kërkohet një shqyrtim i kujdesshëm veçanërisht sa i përket momentit kur ndërtesat kalojnë në procedurë përmbarimore pasi në këtë process janë të përfshirë edhe qytetarët që kanë paguar.
Top Channel