Padia e Doshit, Gjykata e Lartë shpall të pafajshëm Brahon

09/02/2016 12:55

Gjykata e Lartë ka shpallur të pafajshëm kreun e komsionit parlamentar të sigurisë, Spartak Braho, i cili u akuzua për shpifje nga deputeti Tom Doshi.

Relatori i kolegjit penal të Gjykatës së Lartë, Artan Zeneli, në një komunikim të shkurtër mesditën e së martës, njoftoi vendimin për shpalljen e pafajshëm të Spartak Brahos. As Doshi dhe as Braho nuk ishin të pranishëm në këtë seancë, duke u përfaqësuar nga avokatët e tyre.

Spartak Braho u padit 10 muaj më parë nga deputeti Tom Doshi, sipas të cilit, Braho kishte shpifur duke aluduar se raporti mjekësor që Tom Doshi paraqiti para Këshillit të Mandateve ku diskutohej kërkesa për arrestimin e tij ishte i falsifikuar për të justifikuar mungesën e tij.

Por seancat e zhvilluara në Gjykatën e Lartë, ku si palë e tretë ishte edhe Prokuroria e Përgjithshme, konkluduan se në deklaratat e Barhos ndaj Doshit, si edhe në provat që paditësi Tom Doshi paraqiti ndaj Brahos nuk arritën të vërtetonin akuzën e shpifjes.

Deputeti Doshi kishte caktuar si vlerë dëmshpërblimi nëse do të provoheshin akuzat e tij vlerën simbolike prej 1 lek.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA