Diplomati suedez: 2.500 azilkërkues shqiptarë në 2015-n. Do të riatdhesohen
09/02/2016 00:00
Suedia do të riatdhesojë 2.500 shqiptarët që kanë kërkuar azil në vitin 2015. Kjo u bë e ditur nga i ngarkuari me punë i Suedisë në Shqipëri.
I pyetur nga Top Channel, zoti Johan Ndisi tha se, kërkesat trajtohen në mënyrë individuale dhe se, shumica rezultojnë kërkesa të pabazuara në ligjin suedez të azilit, ndaj dhe riatdhesohen në Shqipëri.
Top Channel