MPB: Aplikantët për pasaporta në 2014 t’i tërheqin deri më 30 prill

08/02/2016 10:00

Ministria e Brendshme i bën thirrje personave që nuk kanë tërhequr pasaportat, për të cilat kanë aplikuar në vitin 2014, t’i marrin ato në sportelet e shpërndarjes deri më 30 prill 2016.

Në të kundërt, këto pasaporta do të asgjësohen nga firma prodhuese “Aleat”, për shkak se do të konsiderohen automatikisht të pavlefshme. Ka qënë vetë ministria e Brendshme që i ka kërkuar firmës zgjatjen e afatit, për tu krijuar mudnësinë atyre që kanë aplikuar të nisin procedurat për tërheqjen e dokumenteve, pranë sporteleve të shpërndarjes, apo përfaqësive diplomatike ku kanë aplikuar.

“Ky apel u drejtohet kryesisht shtetasve shqiptarë në emigracion, duke sqaruar edhe njëherë se pas këtij afati, do të bëhet nxjerrja jashtë përdorimit/dëmtimi i dokumenteve të identitetit (letërnjoftime elektronike dhe pasaporta biometrike) të prodhuara në vitin 2014 dhe të pa tërhequra”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA