Çdo ditë, nga Anglia dalin emra futbollistësh që sipas mediave britanike kërkohen me ngulm nga Pep Guardiola për të qenë pjesë e Manchester City-t sezonin e ardhshëm.
“Mirror” shkruan të dielën se një nga të përzgjedhurit e trajnerit aktual të Bayern Munchen është Luis Suarez. Spanjolli kërkon që sezonin tjetër të ketë në dispozicion dyshen sulmuese Suarez-Aguero dhe në të njëjtën kohë të prishë MSN-në e Barcelonës (Messi-Suarez-Neymar).
Problemi i parave nuk ekziston, pasi drejtuesit e Manchester City kanë deklaruar se Guardiola do të ketë 200 milionë euro në dispozicion për merkaton.
Para disa ditësh u përfol se Guardiola interesohej për Neymar, por duket se brazilianit ia ka vënë syrin Manchester United.
Top Channel