Barcelona fiton me vuajtje ndaj Levantes

07/02/2016 14:30

Pas spektaklit që dhuroi në mesjavë ndaj Valencias, Barcelona bëri “pushim” paraditen e së dielës, në ndeshjen e kampionatit ndaj Levantes.

Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique fitoi vetëm 2-0 në transfertën e radhës, duke vuajtur më shumë nga sa pritej. Golat u shënuan nga David Navarro në portën e tij dhe Luis Suarez në fundin e ndeshjes.

Barcelona tregoi edhe një herë fytyrën që shfaqi në Malaga, aty ku rezultati ishte më i mirë se loja e paraqitur prej katalanasve. Duket se ndeshjet e shumta që po zhvillon po i lodhin së tepërmi “azulgrana”-t.

Gjithsesi, me këtë fitore, Luis Enrique barazon rekordin e Pep Guardiolës të vitit 2011: 28 ndeshje pa humbje (23 fitore dhe 5 barazime).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA