Superiorja, Sukaj shpëton Partizanin ndaj Flamurtarit. Bylis “poshtëron” Pukën

06/02/2016 00:00

Xhevahir Sukaj shpëtoi Partizanin nga humbja dhe i mban “të kuqtë” ende në krye të Superiores. Sulmuesi shkodran shënoi golin e barazimit ndaj Flamurtarit në fundin e ndeshjes, që u mbyll me rezultatin 1-1.

“Të kuqtë” vazhdojnë të qëndrojnë në krye me 44 pikë, por tashmë të rrezikuar seriozisht nga Skënderbeu, që këtë të dielë do të përballet me Kukësin.

Ndërkohë, Bylisi shkatërroi 4-0 Tërbunin, duke fituar dhe duelin me një nga rivalët kryesorë për qëndrimin në Superiore.

Sfida e luajtur në “Adush Muça” të Ballshit nisi 4 minuta më vonë, për shkak të mungesës së ambulancës në stadium. Golat e Pepës, Hoxhajt, Brahës dhe Mbellës e ngjisin Bylisin në kuotën e 16 pikëve, ndërsa Tërbuni mbetet në fund të klasifikimit me 11 pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA