Finalja e Super Bowl në National Football League është ngjarja më e madhe sportive në SHBA. Këtë vit përballë njëra-tjetrës për të diskuatuar trofeun më të rëndësishëm në këtë vend do të jenë Denver Broncos dhe Carolina Panthers.
Ndeshja, që do të luhet ditën e diel në Santa Clara, do të ndiqet nga qindra milionë shikues. Për t’u theksuar është se vitin e kaluar Super Bowl u ndoq nga 168 milionë shikues.
Rrjetet sociale kanë rëndësinë e tyre në këtë ngjarje të madhe të sportit amerikan. 28 milionë komente në Tëeeter dhe 265 milionë komente dhe pëlqime në Facebook janë regjistruar në lidhje me këtë finale për 2015.
Super Bowl është një eveniment të cilit i bëhet një reklamim i jashtëzakonshëm. Kështu, për këtë vit 1 publicitet prej 30 sekondash vlen mesatarisht 5 milionë Dollraë. Impianti Levi’s Stadium ka një kapacitet prej 68,500 vendesh dhe për të blerë një biletë është shumë e vështirë. Këtë vit organizatorët vunë 7000 bileta për publikun. Në tregun e zi çmimi i një bilete të finales së Super Bowl shkon deri në 5000 Dollarë.
Teknologjia do të jetë një aspekt shumë i rëndësishëm i kësaj finaleje. Në fushë do të instalohen 70 kamera që do të transmetojnë imazhet e këtij spektakli sportiv në mbarë botën.
Trofeu i Super Bowl, për të cilin do të luftojnë Denver dhe Carolina, njihet me emrin Vince Lombardi dhe është 56 cm i lartë dhe peshon 3.2 kg. Ky i këtij viti është edicioni i 50 i finales së Super Bowl dhe drejtuesit e NFL vendosën të thyejnë traditën duke mos përdorur shifrat romake në emërtimin e kësaj sfide.
Lojtari më i rëndësishëm i Denver është Payton Manning, i cili është 39 vjeç duke u bërë “quarterback”-u më i vjetër në moshë që luan në një finale të Super Bowl.
Skuadra që ka rekordin për finale Super Bowl të fituara është Pitsburg Steelers, ndërsa lojtari me më shumë triumfe në një ngjarje të tillë është Charles Haley me 5 tituj 2 me San Franciscon dhe 3 me Dallasin.
Top Channel