NBA, San Antonio fiton derbin me Dallas

06/02/2016 12:35

San Antonio tregon forcën e saj në NBA. Skuadra e drejtuar nga Greg Popovic fitoi derbin teksan me Dallas në fushën e këtij të fundit 116-90, pavarësisht mungesave të Duncan dhe Ginobilit.

Spurs ishte dominues në këtë ndeshje, ku ata që spikatën ishin Leonard me 23 pikë, 16 nga të cilat i shënoi në pjesën e parë dhe Aldridge me 10 topa në tabelë.

Në renditjen e Konferencës së Perëndimit, San Antonio vazhdon të qëndrojë e qetë në vendin e dytë me 45 fitore dhe 8 humbje, ndërsa Dallas është i gjashti me 28 fitore dhe 25 humbje.

Chicago gjunjëzohet ndaj Denver Nuggets duke u mundur 110-115 në Pepsi Center. Skuadra e Bulls arriti të të krijojë një avantazh deri në 16 pikë në këtë përballje, por nuk mundi dot ta ruajë atë. Në periodën e fundit, Denver dhuroi spektakël duke e përmbysur këtë rezultat në favor të saj dhe për të fituar krejtësisht ndeshjen.

Ai që spikati në këtë përballje më Nuggets ishte Gallinari që e mbylli sfidën me 33 pikë të shënuara në 35 minuta. Për Chicagon, Rose shënoi 30 pikë, por kjo nuk e ndihmoi skuadrën nga Ilinois të mbyllte ndeshjen në favor të saj.
Në ndeshjet e tjera të NBA, Miami kalon Charlotte 98-95, Memphis mundi Nju Jork 91-85, Cleveland u mposht nga Boston103-104, ndërsa Uashington mundi me lehtësi Filadelfian, 106-94.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA