Autobusi i një kompanie greke, i linjës Volos-Tiranë, është djegur tërësisht këtë të shtunë. Mjeti është përfshirë nga zjarri në vendin e quajtur Sarandaporu, në aksin Kozanë-Larisa.

Nga informacionet e fundit rezulton se, 15 personat që ndodheshin në bord kanë mundur të dalin pa marrë asnjë lëndim.

Për momentin, shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një defekt në sistemin e dinamove të automjetit, por do të jetë ekspertiza e repartit të zjarrfikësve që do të hedhë dritë mbi motivet reale.

Për shuarjen e flakëve kanë punuar 4 makina zjarrfikëse. Sipas autoriteteve greke, mjeti ishte i markës “Setra 315”, me targa helene, i kompanisë lokale “Ktel”.

Nga zjarri janë dëmtuar bagazhet e udhëtarëve, por kompania ka deklaruar se do t’i dëmshpërblejë sipas ligjeve në fuqi. Ata janë dërguar në destinacionin e parashikuar me autobusë të firmave të tjera që po kalonin në zonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA