Gjermania mbytet nga azilkërkuesit, duhet t’i japë përgjigje 670 mijë të huajve

06/02/2016 16:40

Me fluksin e ri të refugjatëve, Gjermania është në presion për të përshpejtuar procesin e verifikimit të të paktën 670 mijë aplikimeve për azil, që ndonëse i përkasin vitit 2015 janë ende pa përgjigje.

Frank Jürgen Weise, kreu i Zyrës Federale të Gjermanisë për Emigracionin dhe Refugjatët, tha se situata është e papranueshme. Weise mori detyrën gati pesë muaj më parë, pasi paraardhësi i tij dha dorëheqjen pas kritikave të ashpra se nuk po i jepte drejtim çështjes së aplikantëve për azil.

Në mesin e atyre që presin janë edhe emigrantët ekonomikë, për të cilët shtetet federale gjermane kanë refuzuar qëndrimin e tyre. Zyra Federale e Emigracionit akuzohet se me mosveprimin e saj është duke ia lënë autoriteteve lokale përballimin me numrin masiv të refugjatëve.

Rastet më pak të komplikuara janë dy: sirianët, të cilëve gjithmone iu aprovohet kërkesa për  azil; ose aplikantët nga Ballkani Perëndimor, të cilët pothuajse gjithmonë iu refuzohet qëndrimi. Procese këto që mendohen se marrin më pak se 48 orë kohë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA