Shkarkimet nga puna, punonjësit e spitalit të Elbasanit në protestë

05/02/2016 19:00

Dhjetëra punonjësë të Spitalit Rajonal të Elbasanit kanë protestuar paraditen e së premtes kundër vendimit për largimin e tyre nga puna.

Më shumë se 80 infermierë, sanitarë dhe punonjës të shërbimeve të tjera në Spitalin Rajonal të Elbasanit janë larguar nga detyra.

Protestuesit u shprehën se kanë mbi 20 vite punë dhe largimi i tyre është i padrejtë, pasi, siç pretendojnë ata, të tjerë punonjës të rinj po i zëvendësojnë.

Ndërkohë, e pyetur nga Top Channel, drejtoresha e spitalit tha se për largimet nga puna është parë niveli i arsimimit dhe performanca e çdo punonjësi.

Sipas saj, asnjë nga pretendimet e punonjësve për largime të padrejta nuk qëndron. Të larguarit nga puna kanë deklaruar se do të vijojnë protestat e tyre deri në gjejtjen e një zgjidhjeje.

Top Channel