U nda nga jeta në moshën 40-vjeçare, përcillet drejt banesës së fundit gazetari Namir Lapardhaja Qytetarë dhe ambientalistë protestuan të premten kundër ndërtimit të hidrocentralit të Poçemit mbi lumin Vjosë, për të cilin qeveria shqiptare ka nisur proçedurën për dhënien me konçesion 35-vjeçar.
“Një vend bllokohet, si në Poçem apo kudo tjetër, nuk funksionon i gjithë mekanizmi. Turizmi nuk mund të funksionojë nëse të del përpara një digë”, tha ambjentalisti Lavdosh Feruni.
“Që nga Çarshova deri në Selenicë kanë firmosur me qindra vetë për mosndërtimin e digave. Do t’i çojmë ato tek kreu i ekzekutivit”, tha më tej Vera Bekteshi.
Në muajin korrik, qeveria miratoi pranimin e kërkesës së një kompanie turke për ndërtimin e projektit, duke i dhënë një bonus prej 8 pikësh.
Por protestuesit kërkojnë anulimin e të gjitha konçesioneve të HEC-eve në proces ndërtimi në lumin Vjosë dhe shpalljen e luginës Park Kombëtar, që do të përbënte parkun e parë të një lumi natyror në Evropë.
Top Channel