Moto GP, Yamaha kërkon të rinovojë me Lorenzon

05/02/2016 12:45

Yamaha nuk dëshiron të privohet nga Jorge Lorenzo. Kampioni i botës në MotoGP e mbyll kontratën me skuadrën japoneze në fund të këtij viti dhe kjo ka bërë që drejtuesit e kësaj të fundit të mendojnë për rinovimin me 28-vjeçarin sa më shpejt që të jetë e mundur.

Shqetësimi është i madh në këtë pikë, pasi te Yamaha e shohin Lorenzon si të vetmin pilot në gjendje që të rivalizojë dhe të fitojë ndaj Marc Marquez.

Për më tepër, situata kontraktuale e Lorenzos po ndiqet me vëmendje edhe nga Ducati, që mendon t’i bëjë një ofertë të parefuzueshme pilotit nga Majorka, në rast se ky i fundit nuk firmos kontratën e re me Yamahan.

Megjithatë, Lorenzo nuk është i vetmi pilot në MotoGP të cilit i skadon kontrata me skuadrën e tij në fund të vitit 2016. Në të njëjtën situatë ndodhen edhe Marc Marquez e Dani Pedrosa te Honda, me këtë të fundit që kërkon të bëjë të njëjtën gjë si Yamaha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA