Dy ekipet finaliste të Kupës së Spanjës thuajse janë përcaktuar që në ndeshjet e parë të dy gjysmëfinaleve. Barcelona fitoi 7-0 një ditë më parë ndaj Valencias, ndërsa mbrëmjen e së mërkurës Sevilla fitoi me 4 gola ndaj Celta-s.
Francezi Kevin Gamerio ishte protagonisti kryesor i ndeshjes, pasi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë në pjesën e parë, ndërsa në të dytën shënoi dy gola, ndërsa në fundin e pjesës së parë kishte shënuar edhe Rami.
Vendasit e Sevilla-s nuk u mjaftuan me rezultatin 3-0, duke shënuar edhe golin e katërt me danezin Krohn-Dehli vetëm 3 minuta nga fundi i kohës së rregullt.
Tashmë për Celta Vigo-n arritja në finalen e Kupës së Mbretit bëhet një mision thuajse i pamundur, megjithëse do të kenë edhe 90 minuta në ndeshjen e kthimit për të provuar përmbysjen e madhe.
Top Channel