Renault-Red Bull, bashkëpunim edhe pas vitit 2016

04/02/2016 13:40

Renault nuk e përjashton mundësinë për të vazhduar bashkëpunimin me Red Bullin edhe pas vitit 2016. Ai që e deklaron këtë është menaxheri i kësaj kompanie, Ciril Abitebul, gjatë prezantimit të makinës së re për Botërorin e Formulës 1. 

Red Bulli në vitin 2015 i dha fund kontratës që kishte me Renault për furnizimin me motorë për shkak të problemeve të shfaqura. Kërkimet për një furnizues tjetër me motorë dështuan për skuadrën austriake, drejtuesit e së cilës u detyruan të rinisnin bisedimet me Renault për të siguruar motorë të kësaj kompanie, por nën markën Tag Hauer për vitin e ardhshëm.

“Ne bëmë të ditur nënshkrimin e një kontrate për 2016, por ajo mund të zgjatet edhe përtej këtij viti. Gjithnjë kemi thënë se do të vazhdojmë bashkëpunimin me Red Bullin nëse do të jetë në interesin tonë strategjik. Nëse kemi një teknologji të mirë, jam i sigurt se edhe skuadra të tjera do të jenë të interesuara për motorin tonë, siç ndodhi në momentet kur motori ynë V8 ishte shumë i suksesshëm”, tha Abitelul.

Ai më pas premtoi se për Red Bullin do të vihen në dispozicion të njëjtët motorë që do të vendosen edhe në makinat Renault të Palmer dhe Magnusen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA