Tragjeditë që vijnë nga gazi, zjarrfikësit: Montoni aparatin sinjalizues

03/02/2016 15:10

Një bombol gazi i mori jetën fëmijës 4-vjecar gjatë një zjarri që ra pasditen e së martës në katin e 7-të të një pallati në zonën e Unazës se Re në kryeqytet.

Për të parandaluar ngjarje të tilla të rënda, drejtori i repartit zjarrfikës së Tiranës Shkëlqim Goxhaj, i bën apel qytetarve që të pajisen me aparatin sinjalizues për rrjedhjen e gazit. Goxhaj po ashtu kërkon masa të reja shtesë për të goditur pikat e pa licensuara për tregtimin e gazit.

“Gjithësecili që përdor një bombël gazi duhet ta shoqërojë atë me një pajisje që quhet sinjalizues i rrjedhjes së gazit. Në momentin e rrjedhjes së gazit në ambiente lëshon sinjalin e rrjedhjes së gazit. Siguri japin vetëm bomblat që mbushen e ribmushen në SH.A, që janë të pozicionuara jashtë qytetit të Tiranës. Pajisjet që bëjnë mbushjen dhe rimbushjen e bombolave në zona të palicencuara të hiqen dhe tërhiqen menjëherë nga tregu”, tha Goxhaj.

Zjarrfiksi Gazmir Muçollari që mbeti i plagosur lehtë gjatë ngjarjes së të martës, tregon operacionin ku fatkeqsisht nuk u arrit të shpëtohej jeta e fëmijës 4 vjeçar.

“Më tepër janë dëmtime morale. Situata ishte e tillë që nuk kishte kohë për ta shpëtuar fëmijën. Zjarri ishte shumë i fuqishëm dhe në një kohë shumë të shkurtër. Flitet me sekonda. Kemi arritur në kohë rekord, me gjithë trafikun e rënduar që ishte, kemi shkuar për 7 minuta. Shpresoj që kështu situatash mos të ndodhin më, se edhe ne jemi njerëz e kemi ndjenja”, rrëfen Muçollari

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA