Tiranë, “miting” në stacione, nuk ka autobusë urbanë

03/02/2016 15:30

Qindra qytetarë të cilët  çdo ditë u duhet të marrin autobusin e linjës Qendër-Ish-Uzina e Autotraktorëve,  përballen me vonesa dhe me kushte aspak normale.

“Për këtë ne kemi vënë gjoba me kontratë, sepse kanë kontratë me bashkinë e Tiranës, të cilat i kemi vënë në funksion këto ditë. Kontratën që kanë bërë këta e kanë për numër mjetesh fiks, që e kanë 15. Këta nuk nxjerrin mjetet. Kjo bëhet problem dhe për tejmbushjen dhe problemin e mosarritjes së frekuencës”, thotë Estref Agalliu, Inspektor transporti pranë AKM.

Inspektorët e AKM, pas kontrollit të kryer në të 12 linjat e kryeqytetit pohojnë se ka vonesa dhe një pjesë e kushteve nuk janë plotësuar, çka ka bërë që deri më tani të vendosen 60 gjoba.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA