Përmbytjet, ndërtohen dhe riparohen 10 ura Bailey

03/02/2016 15:45

Pas përmbytjeve të janarit dhe izolimit të një sërë fshatrash për shkak të shembjeve apo dëmtimit të urave, ministria e Mbrojtjes i ka zëvendësuar apo riparuar ato me urat e llojit “Bailey”.

Këto ura janë një ndërtim portativ, të parafabrikuara që përforcojnë lidhjen mes dy brigjeve. Aktualisht ministria ka ndërtuar dhe riparuar gjithsej dhjetë ura në zonat problematike.

Më konkretisht:
1- Komuna Skërnderbej-Gramsh, 12m linear, peshëmbatja 15 ton. Lidh 6 fshatra.
2-  Komuna Orej-Librazhd, 30m linear, peshëmbajtja 15 ton. Lidh 8 fshatra.
3-  Komuna Berzhitë, 9m linear, peshëmbatja 4 ton lidh 4 fshatra.
4-  Skuraj-Kurbin, 15 m linear, peshëmbajtja 24 ton. Lidh 6 fshatra
5-  Cakran-Fier, 27m linear, peshëmbajtja 24 ton.
6-  Cermë-Divjakë, 18 m linear, peshëmbajtja 15 ton.
7-  Petrelë, 12m linear, peshëmbatja 15 ton lidh 4 fshatra
8-  Riparim ure Konispol, 51m linear. Peshëmbajtja 40 ton. Lidh 12 fshatra
9-  Riparim ure Zall-Bastar- lidh 12 fshatra me kryqytetin
10- Riparim Ure Ferraj-Tiranë

Urat Bailey u zhvilluan për herë të parë gjatë Luftës së Dytë Botërore për përdorim ushtarak nga britanikët, por që morrën një përhapje të gjerë për shkak të prakticitetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA