Fiks Fare vijoi edhe këtë të mërkurë denoncimin mbi kalimin e pulave për skartim në pikat kufitare shqiptare, pula që më pas shërbehen në tavolinat tona si të ngrenshme.
Që të bëhet kalimi ligjor i këtyre pulave në pikat doganore, duhet të bëhet 24 orë përpara lajmërimi i pikës së inspektimit kufitar, ku është i vendosur edhe një inspektor i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.
Në denoncimin e radhës, një kompani që kryen këtë aktivitetit, pranoi të bashkëpunojë me Fiks Fare në këtë investigim. Ajo është e regjistruar në QKL, por nuk i lejohej që të bënte import apo eksport të shpendëve të gjalla.
Inspektori i AKU-t në pikë kufitare të Kakavijës, fillimisht tregon se çfarë duhej të ndryshohej në Qendrën Kombëtare të Licencimit për të mundësuar importin e shpendëve të gjallë.
Inspektori thotë që importi i këtyre pulave nuk lejohet, por “nëse ke kontaktet e duhura ka një mënyrë për t’i futur këto pula në Shqipëri”.
Investigimi
Inspektori i AKU: Siç e ke bërë ti këtu, shitje me shumicë, ushqime me origjinë shtazore për njerëz, këto janë të tëra produktet, konservantë, sallamrat, por është tjetër gjë kafshë të gjalla. Pula, derra, viça. Ça pule do të fusni ju?
Fiksi: Pulë e gjallë e madhe.
Inspektori i AKU: Nuk lejohet pulë e madhe. 34 ditëshe.
Fiksi: Këto do t’i rregullojmë ne të gjitha. Ashtu do i bëjmë si i do ti.
Inspektori: MIrë o mirë, e kuptoj unë që ashtu do më vish mua ti, s’më vjen dot me…
Fiksi: O doktor, të bëjmë certifikatën sa e do ti? 34 ditëshe e do?
Inspektori: Ëhë…
Fiksi: Ok. Tani të bëjmë certifikatën ne 34 ditëshe, se e bëjnë vetë ato 34 ditëshe…
Inspektori: Unë e di që e bëjnë vetë, por është problemi këtu o vëllai tani…dëgjo vëllanë. Më lutet një i detit (tregtar) mua, i zogut të detit, aman të fus pula.
Fiksi: Po nuk i ke futur?
Inspektori: Unë e fus, por po të më japin urdhër nga lart.
Fiksi: Dmth ta mbyllim punën në Tiranë ne që të japi urdhër ty?
Inspektori: (Miraton me kokë) Të të jap unë një adresë dhe ik takoje.
Fiksi: Më jep adresën ta takoj.
Inspektori: Kryeveterineri i AKU-së, i tërë Shqipërisë më mer në telefon mua dhe më thotë si ta bëj. Ore, ti je kryeveterineri i gjithë Shqipërisë, i gjithë AKU-së, pse më merr mua!!! Rri në Durrës, nga është me origjinë dhe Afrim Baka.
Fiksi: Afrim Baka?
Inspektori: Ëhë…
Fiksi: Na pret ne ai po të shkojmë? Na pret në emrin tënd? Si të shkojmë?
Inspektori: Tani ai nuk të jep asgjë, do të japë tjetër një gjë unë, do vesh të takosh kunatin e tij. Në Durrës rri dhe ai, por nga Kavaja është. Do t’i thuash më ka dërguar Selmani, kaq!
Fiksi: Po më jep numrin e telefonit ta marrim në telefon.
Inspektori: Ta jap unë numrin (shkruan numrin në një letër)
Fiksi: Apo po desh e bën, po të tha ai o Selman liroji ato…
Inspektori: Po më tha “ok” mua ai, tani…
Fiksi: Ok.
Inspektori: Ty nuk të prishet ndonjë punë, përveçse mua. Asnjë lidhje s’ke ti, kontrollin fizik e bëj unë.
Top Channel