Beqaj: Urgjenca, tani program më vete buxhetor

03/02/2016 14:00

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj i është përgjigjur me një deklaratë për shtyp nga dikasteri që drejton mjekëve të urgjencës. Ai është shprehur se ligji i ri i urgjencës është në funksion të përgjigjes sa më të shpejtë ndaj pacientit dhe se nuk ndikon në shërbimin ndaj qytetarit. Tashmë urgjenca do të jetë program më vete buxhetor.

“Kemi ligj të ri të urgjencës mjekësore, vendim qeverie që krijon qëndrën kombëtar të urgjencës mjekësore. Për herë të parë financimi është program më vete buxhetor, kur miratohet buxheti i shtetit. Ne po ndërtojm godinën e kësaj qendrë. Këtë vit do prokurojmë sistmein e koimandës së kntrollit të kësaj qendre. Çfarë presim ne? Ne presim një sistem kombëtar të urgjencës mjekësore që i përgjigjet shpejt urgjencës spitalore në gjithë vendin”, tha Beqaj.

Beqaj tha se flota e autoambulancave është keqpërdorur deri më sot dhe se tashmë qytetarët do të telefonojnë vetëm në një numër, dhe do të ketë një qendër që do të bëjë shërndarjen e ambulancave. Më pas, ashtu si dhe sot do të jetë mjeku i urgjencës që do të vendosë se ku do të dërgojë pacientin. Madje ai i është përgjigjur dhe mjekëve të urgjencës, duke u shprehur se nga sistemi parësor do të jenë pjesë e spitaleve universitare.

“Nga një institucion që do të quhet parësor do të jenë pjesë e spitaleve, madje universitare. Madje do të rrisin dhe cilësinë profesionale. Kemi investuar deri tani plot 11 milionë dollarë për ambulanca të reja. Vetëm për këtë vit ka para në buxhetin vjetor të ministrisë për të forcuar me mjete të ndihmës parësore këto autoambulanca. Qytetarët do të marrin në një numër, do ketë një qëndër që do shpërndajë ambulancat dhe ashtu si sot mjeket dhe ambulanca do të vendosin në cilin spital do ta çojnë”, tha Beqaj.

Beqaj është shprehur se nuk do të tërhiqet nga puna e tij, edhe pse PD “përbaltin çdo vendimmarrje”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA