Zyrtare, Shkëlzen Gashi firmos me amerikanët e Colorado Rapids
01/02/2016 00:00
Shkëlzen Gashi do ta vazhdojë në Amerikë karrierën e tij si futbollist. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me Colorado Rapids.
Lajmi është publikuar në faqen zyrtare të skuadrës nga Denveri, e cila në shkrimin e saj thekson se 27-vjeçari shqiptar që ka lindur në Zyrih do të jetë sulmuesi kryesor i ekipit.
Ndërkohë, mediat zvicerane shprehen të habituara për këtë transferim.
“Në 2015 Gashi u zgjodh lojtari më i mirë i Superligës zvicerane, ndërkohë që një vit më vonë ai nuk merr asgjë dhe largohet nga ne”, është komenti i të përditshmes “Blick”.
Top Channel