Kryetari i Këshillit për prokurorë publik, Petar Anevski, javën e kaluar pati deklaruar se pranë Këshillit që ai drejton është formuar komision 3-anëtarësh që do të merret me zbardhjen e arsyeve pse Prokurorja Speciale, Katica Janeva përjashtoi nga ekipi i saj dy prokurore.
Nga kabineti i Prokurores Speciale kanë informuar se, Katica Janeva të hënën do të paraqitet para këtij këshilli për të shpjeguar se largimi i Lejla Kadriut dhe Marija Gjorevskit është bërë mbi baza ligjore.
Në datën 20 janar të këtij viti, prokuroret Kadriu dhe Gjorevska e kishin informuar Anevskin për mënyrën si ishin mënjanuar nga ekipi i Prokurores Speciale.
Sipas Petar Anevskit, deri te Këshilli i Prokurorëve Publik kishte arritur një njoftim me shkrim nga Prokurorja Speciale, në të cilin, në kundërshtim me ankesën e Kadriut dhe Gjorgjevskës, thuhet se largimi i tyre ka të bëjë me zvogëlimin e sasisë së punës.
Top Channel