Arrestohet në flagrancë për vjedhje, i gjendet heroinë

01/02/2016 10:25

Nga Lushnja në Durrës për të vjedhur në një pallat. 31-vjeçari Roberton Cërri, është arrestuar në flagrancë nga policia.

Person me precedent penal, Cërrit, gjatë kontrollit fizik iu gjetën 3 doza heroinë, 1 pal gërshërë metalprerëse, një thikë, një palë pinca dhe një celular. Ai ka precedent penal kundër pronës dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Mbi 31-vjeçarin rëndon akuza e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve dhe vjedhje e mbetur në tentativë.

Top Channel