Pas Rashicës, Arbër Zeneli shkëlqen në Holandë

31/01/2016 16:35

Milot Rashica bëri të flasin për talentin e tij thuajse të gjitha mediat sportive në Holandë, e jo vetëm, ndërsa tani është radha e Arbër Zenelit.

Talenti nga Kosova u transferuar në kampionatin holandez të Heerenveen gjatë merkatos së janarit nga ekipi suedez i Elfsborgut. Zenelit, i cili luan si mesfushor krahu, në tre ndeshjet e para në Eredivisie ka arritur të realizoi dy gola me ekipin e tij të ri.

Zeneli shënoi 8 ditë më parë në ndeshjen që Heerenveen-e fitoi 3-1 ndaj Willem, ndërsa shënoi edhe një super gol këtë të diel, duke i dhënë fitoren në transfertë ekipit të tij, 0-1 ndaj SC Cambuur.

20-vjeçari Arbër Zenelit aktualisht luan për Shpresat e Suedisë, por pak ditë më parë babai i tij deklaroi se nëse De Biasi do ta thërriste me Shqipërinë, djali i tij kurrsesi nuk do të thoshte jo.

Tashmë pas Rashicës që aktivizohet me Vitesse, një tjetër shqiptar po shkëlqen në Eredivisie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA