Novak Djokovic fiton për herë të gjashtë Australian Open
31/01/2016 13:20
Mbreti i Melburnit vazhdon të jetë Novak Djokovic. Tenisti serb ka triumfuar për herë të gjashtë në karrierë turneun Australian Open.
Numri 1 i botës mundi në finale britanikun Andy Murray me rezultatin 3-0. Djokovic nisi fuqishëm, duke fituar setin e parë 6-1. Në setin e dytë, skocezi reagoi dhe luftoi shumë, por e humbi 7-5 edhe këtë set.
Në setin e tretë, Djokovic arriti të fitonte vetëm pas “tie break”-ut. Kështu, pas 3 orë lojë, Djokovic fitoi ndaj Murray 6-1, 7-5 dhe 7-6.
Me këtë fitore, tenisti serb barazon 11 Grand Slam-et e fituara nga legjendat Rod Laver dhe Bjorn Borg.
Top Channel