Rama inspekton punimet në Portin e Vlorës

30/01/2016 19:50

Gjate qëndrimit në Vlorë, kryeministri Edi Rama inspektoi fazën e parë të punimeve në portin e qytetit bregdetar.

Ambicia e qeverisë është që me investimin prej 15 milionë eurosh ta kthejë këtë port në stacion për ankorimin e anijeve të mëdha turistike.

Gjatë inspektimit të fazës së parë të punimeve, Kryeministri Rama theksoi se me ndërtimin në hapësirat e portit edhe të një porti jahtesh do të rritet ndjeshëm fuqia  tërheqëse të Vlorës si një qendër turistike.

Rehabilitimi i plotë, i cili parashikohet të përfundojë, brenda vitit përfshin edhe ndërtimin e një sheshi kryesor mallrash dhe një terminali udhëtarësh.

Kreu i qeverisë inspektoi edhe punimet në rrugën  Trans-ballkanike, ku është drejt finalizimit segmenti që lidh këtë rrugë me superstradën Fier-Vlorë.

“Kjo do të jetë hyrja e re e Vlorës. Duhet të tjetë më standarde komplet europiane dhe këtë sezon të jetë komplet gjë tjetër”, u shpreh kryeministri Rama.

Gjatë qëndrimit në qytetin bregdetar u inspektua edhe rruga e përfunduar që lidh bashkinë me spitalin. 

Top Channel