Gjate qëndrimit në Vlorë, kryeministri Edi Rama inspektoi fazën e parë të punimeve në portin e qytetit bregdetar.
Ambicia e qeverisë është që me investimin prej 15 milionë eurosh ta kthejë këtë port në stacion për ankorimin e anijeve të mëdha turistike.
Gjatë inspektimit të fazës së parë të punimeve, Kryeministri Rama theksoi se me ndërtimin në hapësirat e portit edhe të një porti jahtesh do të rritet ndjeshëm fuqia tërheqëse të Vlorës si një qendër turistike.
Rehabilitimi i plotë, i cili parashikohet të përfundojë, brenda vitit përfshin edhe ndërtimin e një sheshi kryesor mallrash dhe një terminali udhëtarësh.
Kreu i qeverisë inspektoi edhe punimet në rrugën Trans-ballkanike, ku është drejt finalizimit segmenti që lidh këtë rrugë me superstradën Fier-Vlorë.
“Kjo do të jetë hyrja e re e Vlorës. Duhet të tjetë më standarde komplet europiane dhe këtë sezon të jetë komplet gjë tjetër”, u shpreh kryeministri Rama.
Gjatë qëndrimit në qytetin bregdetar u inspektua edhe rruga e përfunduar që lidh bashkinë me spitalin.
Top Channel