Eksplozivi i gjetur të premten në xhaminë e Drenasit është i llojit TNT tritol, ndërsa sasia e tij peshon 2.2 kilogramë.
Ky konstatim ka ardhur nga njësiti antiterror i Policisë së Kosovës, pas ekzaminimeve që i kanë bërë vendit të ngjarjes dhe lëndës plasëse të gjetur aty.
Një zyrtar i lartë policor nga njësiti antiterror ka treguar për Top Channel në kushte anonimati se eksplozivi ka qenë i vendosur në një çantë në qoshe të xhamisë, por nuk ka pasur detonator, prandaj nuk ka pasur mundësi për shpërthim.
Sipas hetimeve të para, policia dyshon se qëllimi i vendosjes së eksplozivit pa detonator ka pasur për qëllim kërcënimin dhe frikësimin e imamit të xhamisë së Drenasit, Osman Musliu.
Policia e Kosovës pritet që gjatë ditës të japë informacione shtesë për ngjarjen e një dite ë parë në Drenas.
Top Channel