Me mbarimin e 6 netëve të audicioneve të fshehura, tani në ‘The Voice of Albania 5’ nis gara e vërtetë, gara e fortë mes zërave që tashmë janë përzgjedhur nga trajnerët për çdo skuadër.
“Ky është një program i ri i cili në një sens krijon kastin e ri të muzikantëve shqiptarë. Në këtë pikë besoj audicionet këtë vit kanë sjellë vërteët prurje të mira. Rrjeta ka kapur peshq, jo të mëdhenj në dukje, por dinak, që lëvizin mirë kundër rrymës ”, thotë Ledion Liço, moderatori i “Voice of Albania”.
56 janë artistët e përzgjedhur, 14 në çdo skuadër që do të përballen me njëri- tjetrin në këtë fazë të dytë, që do të nisë këtë të premte në mbrëmje. Tashmë do të jenë 4 të tilla, vetëm çdo të premte.
“Për 4 netët e ardhshme do të jemi me betejat, praktikisht skuadrat kanë punuar me trajnerët përkatës dhe tani vjen momenti që të përballen më të fortët, kundër më të fortëve dhe të fitojë më mi miri. Përgjysmohen të katër skuadrat në “The Voice”, me përjashtime të vogla ku secili prej trajnerëve ka të drejtën të peshkojë, apo të vjedhë një prej anëtarëve të skuadrës kundërshtare nëse mendon se ai duhet të qëndrojë në “The Voice” dhe nuk duhet t’i largohet formatit”, thotë Ledion Liço.
Sfida do të jetë e fortë, por në beteja konkurentët do të kenë edhe një shans të dytë- atë të blerjes nga trajnerët e tjerë.
Top Channel