Lushnje, ndërtohet qendra e parë në ndihmë të personave me aftësi të kufizuar

29/01/2016 12:20

Për herë të parë në Lushnje ndërtohet qendër komunitare, e cila u vjen në ndihmë personave me aftësi të kufizuara.

Projekti-pilot është mbështetur nga Ministria e Zhvillimit Urban, Bashkia Lushnje, Ambasada Zvicerane, zyra e PNUD-it dhe e Kombeve të Bashkuara në vendin tonë.
 
Punimet për ndërtimin e saj janë vizituar nga afër nga Philipp Keller, zv/shef i misionit të Ambasadës Zvicerane në Shqipëri dhe përfaqësues të pushtetit lokal.
 
Sipas Keller, ofrimi i shërbimeve sociale është një program kyç në kuadër të decentralizimit të pushtetit lokal. Ai shtoi se pikëpamja zvicerane është që bashkëpunimi i pushtetit qendror me qeverisjen vendore të jetë një hap i rëndësishëm në delegimin në mënyrë efektive të shërbimeve sociale.

Ndërsa nënkryetari i Bashkisë Lushnje, Gentian Nushi, u shpreh se qendra, përveç personave me aftësi të kufizuara, do u vijë në ndihmë edhe familjeve në nevojë sociale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA