Naim Murseli i mori 100 mijë euro borxh Pacollit, zbulohet kontrata në gjykatë. Reagon biznesmeni: Ktheu 12 mijë euro, të tjerat…
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka informuar kabinetin qeveritar për takimin në Bruksel me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me të cilin tha se kanë diskutuar për temat e dialogut dhe zbatimin e tyre.
“Është trajtuar dhe çështja e procedimit lidhur me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Jo të negocimit të saj, sepse negociatat kanë përfunduar. Marrëveshjet janë kryer, vendimi i Gjykatës Kushtetuese është për çështjen e procedimit të mëtejshëm”, tha Isa Mustafa, kryeministër i Kosovës.
Në mbledhjen e Qeverisë u mor vendim, që nga buxheti rezervë i shtetit të ndahen 70 mijë euro për të mbështetur promovimin e filmit “Shok”, i cili është nominuar për “Oscar”.
Qeveria ndau gjithashtu një buxhet prej 70 mijë eurosh për shënimin e 8-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Top Channel