BE, 1.2 milionë euro për antikorrupsionin lokal

29/01/2016 00:00

1.2 milionë Euro janë vënë në dispozicion nga delegacioni Bashkimit Europian në Tiranë, për të fuqizuar rolin e shoqërisë civile në luftën ndaj korrupsionit dhe mirëqeverisjes lokale në 4 qarqet veriore të Shqipërisë.

Nëpërmjet këtij projekti si objektiv kryesor është rritja e angazhimit të organizatave të shoqërisë civile në 15 bashki, duke fuqizuar kapacitetet dhe financimin e inisiativave të tyre.

Përfitues të drejtë përdrejtë do të jenë 80 aktorë të shoqërisë civile, nëpërmjet trainimeve lokale ku përfshihet edhe shtimi I raportimeve të gazeëtarëve për investigime në lidhje me korrupsionin dhe mirëqeverisjes lokale.

BE ia ka besuar implementimin e këtij projekti dy organizatave me qendër në Tiranë, Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe Qendrës Kombëtare Burimore e Trajnimit dhe Asistencës Teknike(ANTTARC).

Top Channel