Festimet për 80-vjetorin e lindjes së shkrimtarit të madh Ismail Kadare edhe pse ishin përqendruar në Gjirokastër, në Tiranë pati vetëm një aktivitet në mbrëmje.
Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencave, President i Nderit i së cilës është Ismail Kadare, ka mbledhur mbrëmjen e së enjtes dhjetëra akademikë, shkrimtarë, artistë, politikanë e shumë figura të njohura të kulturës në vend.
Të pranishmit në këtë ceremoni kanë vlerësuar figurën, veprën dhe kontributin e Kadaresë në letrat shqipe, duke theksuar se ai është dhe ambasadori më i mirë i Shqipërisë në botë.
2016-ta është shpallur viti i Ismail Kadaresë dhe do të ketë një sërë aktivitetesh në Gjirokastër, Tiranë dhe qytetet të tjera të Shqipërisë në javët dhe muajt në vijim.
Top Channel