Kosovë, Apeli dërgon në burg Oliver Ivanoviç

28/01/2016 17:30

Gjykata e Apelit në Kosovë ka dërguar në burg Oliver Ivanoviç, i dënuar më 21 janar me 9 vite burgim për krime lufte kundër popullsisë shqiptare.

Vendimi u dha nga Gjykata Themelore e Mitrovicës e cila përpos shpalljes fajtor, la në fuqi edhe arrestin shtëpiak ndaj Ivanoviç.

Vendimi i dytë i Themelores së Mitrovicës është rrëzuar nga Gjykata e Apelit. Apeli arsyeton se masa e arrestit shtëpiak është dhënë në kundërshtim me ligjin.

“Në aktvendimin e saj të datës 27 janar 2016, Gjykata e Apelit ka konstatuar se masa në fjalë e arrestit shtëpiak është caktuar gabimisht. Masa e paraburgimit është e detyrueshme sa herë që i pandehuri dënohet me më shumë sesa pesë vjet burgim. Nuk ka diskrecion në këtë drejtim, prandaj Gjykata e Apelit e ka ndryshuar aktvendimin e Gjykatës Themelore dhe masën e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit Oliver Ivanovic e ka zëvendësuar me masën e paraburgimit, derisa aktgjykimi në fjalë të marrë formë të prerë”, thuhet në komunikatën e Gjykatës së Apelit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA