Kumbaro prezanton projektligjin për të drejtën e autorit

26/01/2016 15:30

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ka prezantuar të hënën në një seancë dëgjimore, projektligjin për të Drejtën e Autorit, përpara Komisionit të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik.

Pas një pune dy vjeçare, bëri të ditur Kumbaro, dhe konsultimeve të vazhdueshme me ekspertë nga Bashkimi Europian, ky projektligj do të jetë një hap para në tregun e Mbrojtes së prodhimeve intelektuale, artistike e shkencore.

“Ky projektligj synon jnë fuqizim, intensifikim dhe diversifikim të masave shtrënguese, kontrolluese dhe monitoruese, si dhe vendosjen e filtrave për masa më efektive për importuesit, eksportuesit, prodhuesit, përdoruesit apo shfrytëzuesit për veprat kulturore, artistike dhe shkencore”, tha Kumbaro.

 Ligji ekzistues për të drejtën e Autorit, linte vend për keqinterpretim e abuzim, duke e vështirësuar punën e Zyres Shqiptare të së Drejtës së Autorit dhe Ministrisë së Kulturës ndër vite, u shpreh Kumbaro. Ky problem sipas saj merr zgjidhje në këtë projektligj.

“Ky pr/ligj qartëson gjithashtu fushën e veprimit dhe rolet e qarta të instancave publike. Kryesisht të asaj që në projektligj e quajmë drejtoria e të drejtave të autorit dhe që do të ketë detyra të përcaktuara qartë, siç është monitorimi i agjencive të administrimit kolektiv, monitorimi i tregut, i përdorimit të licencave që jep ministria e Kulturës”, tha Kumbaro.

Projekligji sjell edhe krijimin e një instance të re: Këshillin Kombëtar të të Drejtave të Autorit, një organizim kolegjial, që sipas Kumbaros do të shmangë arbitraritetin e një individi të vetëm drejtues, duke ndërhyrë kur aktorët në këtë fushë do të kenë ngërç mes tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA