Itali, gjendet i djegur Audi i verdhë; asnjë gjurmë nga keqbërësit

26/01/2016 09:25

Është djegur gjatë natës në Itali automjeti tip Audi me ngjyrë të verdhë, që ishte kthyer prej disa ditësh në prenë e një gjuetie të forcave të rendit.

Tre keqbërësit që e përdornin, të ndjerë të rrethuar nga policia, i kanë vënë asaj flakën në një fshat në veri të vendit fqinj.

Flakët kanë alarmuar disa banorë të zonës të cilët kanë njoftuar zjarrfikësit. Në vendngjarje kanë shkuar edhe karabinierët, që kanë konstatuar se bëhej fjalë për Audin e verdhë.

Automjeti ishte vjedhur dhjetorin e kaluar në Milano dhe në bordin e tij tre keqbërësit u bënë protagonistë të grabitjeve dhe arratisjeve spektakolare. Por për ata të tre nuk ka asnjë gjurmë.

Top Channel