Policia rrugore e Tiranës njofton se janë arrestuar 12 drejtues automjetesh, nga të cilët 8 për shkak se janë gjetur të dehur në timon, 3 janë gjetur pa leje drejtimi dhe një për tentativë korruptimi të punonjësve të policisë.
Të gjitha arrestimet janë bërë gjatë fundjavës, nga e premtja deri ditën e dielë në kryeqytet. Kontrollet edhe me radarë janë bërë në kuadër të masave për parandalimin e aksidenteve dhe ndëshikimin e shkelësve të Kodit Rrugor, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë.
Gjithashtu janë pezulluar për shpejtësi tej normave të lejura në brendësi të qytetit 36 leje drejtimi, ndërsa 14 të tjera janë pezulluar për drejtim mjeti nën ndikimin e alkolit.
Gjithashtu, janë vendosur 125 gjoba, 45 prej të cilave për shkelje të sinjalistikës, semaforit dhe 80 për shkelje të ndryshme.
Top Channel