Shkodër, 20 familje në protestë për mbrotjen e pronës

23/01/2016 19:05

Rreth 22 familje që banojnë në ish-ndërtesën e Gjeologjisë në Shkodër kanë zhvilluar këtë të shtunë një protestë në mbrojtje të banesave ku jetojnë.

Sipas banorëve, objekti dhe zona ku ata jetojnë prej 19 vitesh, që nga 1997-a, është privatizuar pa djeninë e tyre në vitin 2009 dhe në këto kushte atyre u është kërkuar nga zyra e permbarimit që në fund të muajit t’i lirojnë godinën pronarit.

Gjithashtu, banorët kërkojnë ndërhyrjen e instancave shtetërore dhe deputetëve të tyre për zgjidhjen e kësaj situate pasi ata në asnjë mënyrë nuk do të dalin nga shtëpitë.

Vetëm një muaj më parë një tjetër grup banorësh zhvilloi një protestë të ngjashme tek ish-Shkolla e Rezervave, po në Shkodër, ku objekti në të cilin banonin ishte privatizuar po në vitin 2009 pa djeninë e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA