5 vjet nga 21 janari, familjarët e viktimave takohen me Ramën
21/01/2016 10:55
Familjarët e viktimave të 21 janarit janë takuar në 5-vjetorin e vrasjes së të afërmve kanë mbërritur në Tiranë në përkujtim të asaj dite.
Ata kanë ecur përgjatë krahut të djathtë përballë selisë qeverisë duke u ndalur në po atë vend ku plumbat e Gardës së Republikës do t’i merrnin jetën njerëzve të tyre.
Më pas, ata i janë drejtuar selisë së qeverisë për t’u takuar me kryeministrin Rama.
Një ritual që përsëritet për të dytin vit radhazi nga shefi i qeverisë shqiptare, nga i cili familjarët e të vrarëve si sot 5 vjet më parë kanë shpresën për të bërë drejtësi, siç edhe ai ka premtuar kur ishte në opozitë.
Top Channel