Dorëzimi i “bombave”, merret në pyetje prokurorja speciale

20/01/2016 17:35

Këshilli i Prokurorëve Publikë në Maqedoni do të mbajë një seancë te posaçme ku do të diskutohet për profesionalizmin dhe procedurën e ndjekur nga prokurorja speciale, Katica Janeva, gjatë pranim-dorëzimit të bisedave të përgjuara telefonike nga lideri i opozitës, Zoran Zaev.

Në këtë seancë pritet të kërkohet shpjegim nga Janeva se si është realizuar pranim-dorëzimi i të ashtuquajturave “bomba” dhe a ekziston ndonjë dokument i shkruar për atë se çfarë është pranuar në Prokurorinë Speciale nga Zaev.

Ky Këshill ka vendosur të ndërmarrë këtë hap pasi vetë Janeva, dhe paraprakisht Zaev, i vërtetuan dyshimet në opinion se nuk ekziston procesverbali për pranim-dorëzimin më 30 dhjetor, që sipas kodit të procedurës penale është e detyrueshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA