Përfundon pas 15 vjetësh demontimi në Uzinën e Mjekësit
19/01/2016 11:50
Procesi i asgjësimit të municioneve të tepërta në Uzinën e Mjekësit në Elbasan ka përfunduar.
Të pranishëm në ceremoninë e rastit ishin ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, ambasadori amerikan Donald Lu, dhe ai i OSBE-së, Florian Raunig.
Procesi i demontimit në uzinën e Mjekësit ka nisur më 2001, ku u demontuan 34 mijë ton municione.
“Arritje e rëndësishme për sigurinë kombëtare dhe atë të rajonit. Çliruam vendin nga një rrezik i madh. Evituam vetëndezjen e municioneve dhe përdorimin e tyre nga grupet kriminale apo terroriste”, është shprehur ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.
Top Channel