Në urgjencën e Pediatrisë ditën e diel janë regjistruar rreth 340 fëmijë, të cilët kanë kërkuar ndihmën e mjekut.
Jashtë ambienteve të urgjencës, prindërit shprehen se fëmijët e tyre kanë temperaturë të shoqëruar me kollë.
I ftohti i këtyre ditëve ka prekur mësë shumti fëmijët e vegjël, të cilët kanë probleme me rrugët e sipërme të frymëmarrjes.
Mjekët shprehen se në repartin e pediatrisë ka patur ngarkesa edhe me shtrime. Në disa raste fëmijët kanë patur edhe komplikacione, pasi viroza ka shkaktuar bronkopneumoni.
Kjo virozë, e cila në disa raste është shoqëruar edhe me të vjella zgjat 4 deri në 5 ditë.
Mjekët këshillojnë që fëmijët e vegjël të mos qëndrojnë në vende të mbipopulluara dhe në këto ditë të ftohta të tregohet kujdes me vendet ku ndryshimi i temperaturës është shumë i madh.
Top Channel