Azilkërkuesit, 255 shqiptarë të kthyer nga Gjermania në janar
18/01/2016 11:35
Gjatë javës së shkuar u riatdhesuan në Tiranë nga Gjermania rreth 255 shtetas shqiptarë, bën të ditur ambasada gjermane në Tiranë.
Sipas një njoftimi për shtyp, 43 persona janë kthyer më 13 janar, 63 të tjerë më 14 dhe 149 më 15 janar.
Në fillim të vitit qeveria gjermane dhe vetë kancelarja Angela Merkel paralajmëruan përshpejtimin e procedurave për kthimin e emigrantëve.
Vendimi erdhi pas ngjarjeve të natës së ndërrimit të viteve, ku dhjetëra gra u sulmuan seksualisht nga turma emigrantësh nga vendet arabe e afrikane.
Top Channel