Sean Penn pendohet për intervistën me El Chapo-n

16/01/2016 11:55

Aktori Sean Penn akuzoi qeverinë meksikane se po kërkon me çdo kusht që ta shndërrojë atë në shënjestër të kartelit famëkeq të Sinaloas.

Qeveria meksikane pretendon se intervista e marrë prej aktorit amerikan në vendstrehimin sekret të El Chapo-s në xhungël, ishte thelbësore në arrestimin e tij.

Por Sean Penn këmbëngul se vizita e tij në strehën e El Chapo-s nuk ka lidhje me arrestimin e të shumëkërkuarit si në Meksikë, ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara. Aktori beson se qeveria e presidentit meksikan, Enrique Pena Nieto po kërkon me çdo kusht të kreditojë atë me kapjen e Guzmanit, duke e vendosur kështu në rrezik për hakmarrje nga karteli i Sinaloas.

“Ka një mit mbi vizitën që unë dhe kolegët e mi i bëmë El Chapo-s, një mit që thotë se ishte thelbësore për kapjen e tij. Ne e dimë që qeveria meksikane ndjehej e turpëruar nga fakti që dikush tjetër e gjeti atë para tyre”, thotë Penn.

Për të rrëzuar pretendimet e qeverisë meksikane, aktori thotë se intervista e tij me kreun e kartelit është realizuar shumë javë para arrestimit të tij.

Penn u shpreh i penduar për intervistën, që sipas tij, dështoi të përcjellë në publik një këndvështrim të ri mbi luftën kundër drogës dhe trafikut të saj.

Intervista u publikua nga revista “Rolling Stone” një ditë pas riarrestimit të Guzman dhe menjëherë, avokati i kryetrafikantit meksikan akuzoi aktorin se ka gënjyer në atë që ka shkruar aty.

Ndërkohë, qeveria meksikane sqaroi të enjten se nuk po heton Sean Penn dhe as kolegen e tij, aktoren Kate de Castillo, por rrethanat e takimit të tyre me El Chapo-n.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA