Mbahet Marshimi i Paqes në Elbasan
16/01/2016 19:00
Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan ka organizuar sot Marshimin e Paqes, me moton “Jo diskriminimit, po vëllazërimit”.
Këtij eventi, i cili nisi në stadiumin “Elbasan Arena” dhe përfundoi në sheshin “1 Maji”, iu bashkuan përfaqësues të pushtetit vendor dhe deputetë.
Duke vlerësuar bashkëpunimin ndërfetar në Shqipëri, Famulltari i kishës katolike Shën Piu X tregoi edhe disa nga format e diskriminimit.
Edhe politikanët e pranishëm në këtë marshim ngritën lart dhe vlerësuan maksimalisht bashkëpunimin ndërfetar në vend.
Marshimi i Paqes kishte si qëllim dhënin e mesazheve të paqes dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për vlerat e vëllazërisë mes njëri-tjetrit.
Top Channel